Ma e mir’ ama se e bija!

  • 21 October 2016 - 22:28
Ma e mir’ ama se e bija!

Cindy Crawford, 50- vjeçare, duket tepër e ngjashme me vajzën e saj modele, Kaia Gerber, 15 vjeçe, por... cila është e ëma, e cila e bija? Kanë një diferencë në moshë prej 35 vjetësh, por kjo nuk do të mund të thuhej vetëm duke i shikuar ato.,raporton Gazeta Kosova Sot

Ish-supermodelja Cindy Crawford, 50 vjeçe dhe vajza e saj, Kaia Gerber, 15, u paraqitën me pamjet e tyre që kishin ngjashmëri të mëdha, gjatë një ndeje të modës, tash vonë, në Nju- Jork. Kaia rrezatonte me një pamje të sofistikuar, derisa e ëma e saj sfidonte moshën, derisa kishin veshur rroba të ngjashme. Adoleshentja kështu është duke shkuar hapave të së ëmës, derisa doli në ballinën e një reviste kur kishte vetëm 14 vjet. Nuk ka dyshim se Cindy është shumë krenare me të bijën. Ia ka zbardhur fytyrën! 

(Kosova Sot)

Image
Image