Ma e mira n'Kankun

  • 21 October 2016 - 22:34
Ma e mira n'Kankun

Adriana Lima shihet në fustanin me lule në Kankun të Meksikës Askush nuk e mohon faktin që Adriana Lima është njëra ndër modelet më të bukura në botë. Dhe, të gjitha shikimet të martën ishin të përqendruar te Adriana Lima, pasi ajo doli në pistën e madhe me rastin e hapjes së hotelit "Breathless Riviera Cancun Resort & Spa",raporton Gazeta Kosova Sot.

Bukuroshja 35- vjeçare me këtë rast doli me veshje të ndryshme, duke filluar nga ata të disenjatorëve të Amerikës latine, e deri te disenjatorët evropianë dhe amerikanë verior. Në të shumtën e rasteve, Lima nuk vinte shumë grim, duke lënë që vëmendja të përqendrohej te fustanet e saj me lule. Duke folur për bukurinë e flokëve të saj, Lima tha se sekreti qëndron te fakti që, një herë në javë, ajo e len kondicionerin që të veprojë për 30-45 minuta.

(Kosova Sot)

Image