“Jemi të forta”!

  • 21 October 2016 - 22:37
“Jemi të forta”!

Kylie Jenner shihet me një bluzë të shkurtër, e të tejdukshme, e cila ia vë barkun në pah, të cilën e kishte kombinuar me xhinsi të modeles Khloe Kardashian F amilja Kardashian/Jenner është më e fortë sesa kurrë më parë. Dhe, dy motrat që duket të jenë më të afërtat, janë Khloe Kardashian dhe Kylie Jenner,raporton Gazeta Kosova Sot 

Të mërkurën, ylli i emisioneve "reality", bukuroshja 19- vjeçare veshi xhinsit e motrës së saj 32- vjeçare, të markës "Good American", për t'i kombinuar ata me një bluzë e cila më shumë zbulonte, sesa që mbulonte. 'Jemi një ekip i mirë', kishte shkruar e dashura e Tyga-s, e ne do të shtonim "jeni kotillë e fll...", por për një gjë haku s'ju hahet: Fort ia keni anën, kjo s'do diskutim. Sido që të jetë, Kylie me këtë rast i kishte lidhur flokët bisht, pasi më parë i kishte ndarë ato në mes. Në disa foto të tjera, ajo ka një pamje edhe më hot. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image