Një "dreq" i bukur

  • 24 October 2016 - 08:00
Një

Mariah Carey festo Natën e Shtrigave me ish- burrin, për hatër të fëmijëve. Ata janë ndarë, porse binjakët e tyre për ta janë gjithçka, janë prioritet. Kështu festimet për Natën e Shtrigave të Mariah Carey e kishin shfaqur atë shumë të këndshme, derisa ish- burri i saj Nick Cannon i ishte bashkangjitur asaj bashkë me binjakët pesëvjeçar Moroccan dhe Monroe, të shtunën në Los Anxhelos,raporton Gazeta Kosova Sot

Bukuroshja 46 vjeçe kishte theksuar linjat e saj sensacionale në veshjen prej lateksi, me format e një djallit, derisa në qendër të vëmendjes ishte gjoksi i saj bombastik. Mariah, e cila tashmë është e fejuar me miliarderin James Packer, ishte ndarë nga Nick më 2014 derisa së bashku e ndajnë kujdestarinë ndaj binjakëve të tyre. Derisa po festonin këtë festë me dukje Hallouini, krijuesja e hitit "Without You" ishte shumë seksi dhe kishte bërë që të gjithë t'ia ngulin sytë. Si nikoqire e kësaj mbrëmjeje, Mariah po shkëlqente me veshjen e kuqe dhe korsetin e ngushtë. Flokun e artë e kishte të lirë dhe të valëzuar derisa kishte dhe brirët e djallit.

(Kosova Sot)

Image
Image