Me shoqen

  • 24 October 2016 - 08:04
Me shoqen

Gigi Hadid ia fal vetes dy minuta të lirë dhe tako miken. Gjatë disa javëve të fundit ajo ka qenë shumë e zënë, duke fluturuar sa në njërin sa në tjetrin cep të botës. Shtatori ishte muaji shumë i zënë për të, duke marrë pjesë nëpër Javët e famshme të Modës nëpër qytetet më të mëdha të botës,raporton Gazeta Kosova Sot

Dhe, me sa duket Gigi Hadid kishte shfrytëzuar mundësinë e hapësirës në agjendën, për t'u bërë me disa nga miqtë e saj dhe jetën shtëpiake në Los Anxhelos. Derisa ia kishte mësyrë qytetit të engjëjve për t'u takuar me një mike, modelja më e kërkuar në botë, 21 vjeçja u duk me veshje më modeste. Ndërsa ishte në zemër të Los Anxhelosit, bukuroshja nga Kalifornia ishte piktura e ditës. Derisa ishin përcaktuar për një "smoothie", Gigi dhe mikja e saj po kënaqeshin me shoqërinë. Bukuroshja kishte një bluzë asimetrike dhe një palë xhinse, derisa këpucët dhe çanta e saj kishin përfunduar dukjen e saj kombinuese. Për sa u përket flokëve, ajo i kishte lidhur në majë të kokës, derisa edhe grimi ishte jo më i forti.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image