Një lojtare si kjo (Foto)
Nicole Scherzinger thekson bukurinë derisa këndon himnin amerikan Vetëm pak orë para se të paraqitej në spektaklin si pjesë e jurisë te "X Factor", për një performancë mbresëlënëse, këngëtarja Nicole Scherzinger e ka dëshmuar se është e përkushtuar për veten dhe linjat, derisa kishte kënduan himnin kombëtar të Amerikës, midis "New York Giants vs LA Rams", në "NFL International Series American Football", që ishte luajtur në stadiumin "Twickenham Stadium", transmeton gazeta Kosova Sot.
Bukuroshja 38 vjeçe, ish-vokalistja e "Pussycat Dolls", u duk thjesht sensacionale, derisa ishte veshur me një fustan të shkurtë, dhe dukej madhështore. Duke mos treguar shenja të plakjes apo lodhjes, ylli dukej lojtari më në formë në fushë. Nicole ishte shumë elegante me panele të lëkurës me një palë xhinse të zeza dhe taka të trasha. Beli i saj i hollë ishte theksuar tej mase derisa edhe ijët ishin theksuar. Flokun e kishte të lirë me nuance kaçurrele, derisa fytyra po rrezatonte me buzëkuqin e kuq.
(Kosova Sot)