Çifti i lumtur (Foto)

  • 25 October 2016 - 08:14
Çifti i lumtur (Foto)

Chrissy Teigen dhe John Legend janë dukur për mrekulli në aeroportin e Londrës, nga ku po ktheheshin në Los Anxhelos,transmeton gazeta Kosova Sot.

Ata kanë kaluar kohë kualitative në Londër, ku kanë shkuar për performancen e John Legend-it në ‘X Factor’-in e mbajtur të dielën dhe duket se Chrissy Teigen nuk e ka pasur ndërmend që të pushojë së dukuri bukur për as edhe një moment, meqë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në aeroport, ku kishte shkuar me bashkëshortin e saj – John – in dhe vajzën e tyre, Luna-n, mëngjesin e së hënës.

Modelja 30-vjeçare, në Aeroportin ‘Heathrow’, është parë me një palë këpucë të gjata të lëkurës, që binin në sy më së shumti në gjithë dukjen e saj mbresëlënëse, të cilën e kishte kombinuar me atë të bashkëshortit të saj.

Bukuroshja, që ka pushtuar ballinën e revistës ‘Sports Illustrated’, kishte vendosur për një veshje komplet me ngjyrë të zezë, gjë të cilën e kishte bërë edhe muzikanti 37-vjeçar. 

(Kosova Sot)

Jet set chic: Chrissy Teigen continued her stylish parade as she and John Legend prepared to jet back to Los Angeles with their adorable baby daughter Luna on Monday morningThigh's the limit: Sexing up her jet-set look, the model, 30, strutted through Heathrow Airport in a pair of vampy black leather thigh-high boots as the family arrived for their flight