Talenti i Kim-it (Foto)

  • 25 October 2016 - 08:18
Talenti i Kim-it (Foto)

Kim Kardashian ka thënë se ka talent për t’i bërë njerëzit që ta pëlqejnë atë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Një pyetje që bëhet nga shumë njerëz, përfshirë këtu edhe adhuruesit më të flaktë të Kim Kardashian-it, është: si është bërë ajo e famshme?

Kësaj pyetje Kim i është përgjigjur në mënyrë të jashtëzakonshme, kur është pyetur për ‘talentin’ e saj. Ajo, mes të tjerash, ka thënë që është shumë e zonja për t’i bërë njerëzit që ta pëlqejnë.

“Është talent që të krijosh një brend të suksesshëm dhe t’i nxitesh njerëzit që ta pëlqejnë atë si dhe të të pëlqejnë ty”, ka thënë ajo në intervistën që është realizuar para incidentit të famshëm të Parisit, ku asaj i janë vjedhur gjëra të çmueshme.

Ajo në këtë intervistë ishte pyetur edhe për anët pozitive dhe negative të të qenit e famshme, pyetje në të cilën është përgjigjur duke thënë: “Mendoj që ka edhe në negative edhe pozitive, megjithatë unë i kam shijuar më shumë anët pozitive”. 

(Kosova Sot)

Interesting: Kim Kardashian sat down for an interview with 60 Minutes as part of 'The Influencers' piece aired on SundayThe 36-year-old reality star sat down for a pre-recorded interview with 60 Minutes as part of 'The Influencers' piece aired on Sunday'That's not for everyone': Kim said that a 'lack of privacy' is one of the pitfalls of fame but added that she 'can handle it'