Flori ironizon me Sali Berishën (Foto)

  • 25 October 2016 - 14:05
Flori ironizon me Sali Berishën (Foto)

Pasditen e djeshme u publikua në Youtube prodhimi më i ri i Flori Mumajesi, kënga me titullin “Lejla”. Elvana Gjata, Capital T dhe 2po2 kanë bashkuar forcat në një këngë që mesa duket do të jetë hiti i këtyre muajve.

Videoklipi është xhiruar në fund të verës dhe pjesë e tij është edhe treni i famshëm lejla ose thënë ndryshe “mavi”, që ish kryeministri Berisha kishte denoncuar në fund të muajit gusht në Facebook. Në atë kohë ai shkruante:

“Tani Partia Siçiliste ka dhe trenin e vet mavri! Sb”

Këtë deklaratë nuk e ka harruar Flori dhe mbrëmë pas publikimit të këngës ai i ka drejtuar fansat për na kanalin e Elvanës në Youtube, ku mund të gjenin  trenin “mavri”.

“Ja dhe treni i famshëm i qytetarit digjital , mund ta gjeni në yotube”- shkruan Flori Mumajesi me ironi.

(Kosova Sot)

Image

 

 

 

Ja dhe treni i famshem i qytetarit digital , mund ta gjeni ne yotube(Elvana Gjata - Lejla Ft Capital T & 2po2)

A photo posted by Flori✅ (@iamflorimumajesi) on