Zonjat e Hollivudit

  • 25 October 2016 - 19:23
Zonjat e Hollivudit

Cate Blanchett dhe Sandra Bullock janë dukur mahnitshëm gjatë xhirimeve të filmit "Ocean's Eight" Ato, së bashku, kanë nëntë nominime për çmimet 'Oscar' dhe tri çmime të fituara si dhe janë dy nga aktoret më të paguara në Hollivud. Tani, për herë të parë, Cate Blanchett dhe Sandra Bullock i kanë bashkuar forcat për një projekt të Hollivudit.,raporton Gazeta Kosova Sot

Aktoret janë parë bashkë gjatë ditës së hënë, duke xhiruar skenat për filmin "Ocean's Eight". Veteranet e Hollivudit, që nuk kanë punuar bashkë asnjëherë më parë, udhëheqin një kastë që përbëhet krejtësisht nga femrat për filmin që është vazhdimësi e trilogjisë "Ocean's Eleven" të regjisorit Steven Soderberg. Bullock, 52-vjeçare, dukej shumë e përkushtuar në punë me një palë pantallona të gjerë me ngjyrë të errët dhe një pallto me ngjyrë të hirtë. Blanchett, 47-vjeçare, në anën tjetër, dukej sikur kishte udhëtuar në kohë nga vitet e shtatëdhjeta, me një palë pantallona ngjyrë të gjelbër dhe një pallto me motive të lëkurës së leopardit. 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image
Image