Joe Jonas dhe Daiane Sodre, bashkë?!

  • 25 October 2016 - 19:45
Joe Jonas dhe Daiane Sodre, bashkë?!

J oe Jonas zyrtarisht mund të ketë dalë nga "tregu". Këngëtari, jeta e dashurisë e të cilit ka shkaktuar thashetheme të shumta, duket se ka gjetur diçka të veçantë me një modele, me të cilën është parë më herët gjatë vitit - Daiane Sodre.

Raporti i këtij çifti ka qenë goxha nën radar, përkundër faktit që ata vetëm një herë janë fotografuar bashkë qyshkur kanë filluar lidhjen e tyre. Por, përkundër kësaj, merret vesh se gjërat kanë shkuar mjaft mirë për këtë çift, aq mirë sa që këngëtari i hitit "Cake By The Ocean" thuhet të ketë vendosur të jetë "serioz" në lidhje me të dashurën e tij të re. Ajo që ka rëndësi, është që të dy duken të lumtur me njëri-tjetrin dhe kalojnë kohën bashkë sa herë që t'iu jepet rasti.

(Kosova Sot)