'Puma' e lezetshme (Foto)

  • 25 October 2016 - 22:42
'Puma' e lezetshme (Foto)

Kylie Jenner është dukur mjaft tërheqëse teksa ka pozuar për kompaninë 'Puma'.

 Motra e saj e madhe, Kim Kardashian, vazhdon të qëndrojë larg vëmendjes së medieve pas aksidentit të tmerrshëm në Paris. Mirëpo, Kylie Jenner është më aktive se kurrë më parë dhe së fundmi adoleshentja ka pozuar për kompaninë 'Puma', me kompaninë që ka publikuar një fotografi, transmeton gazeta Kosova Sot.

Me buzët e saj me ngjyrë të zezë - që, padyshim, janë dekoruar me buzëkuqët e saj - Kylie është dukur e ngjashme me Kim-in teksa ka pozuar e ngjitur për një pasqyrë. Në fotografi Kylie shihet me të poshtme të ngushta, të cilat i ka kombinuar me një të epërme gjithashtu të ngushtë dhe mjaftueshëm të hapur sa për ta zbuluar një pjesë të madhe të lëkurës së anëtares më të re të Klanit Kardashian Jenner. "Shikoni se kush është kthyer", ka qenë shkrimi që ka shoqëruar fotografinë e postuar nga kompania 'Puma'. 

(Kosova Sot)

'Look who's back!' Kylie Jenner models her Puma sportswear range in sultry new shot as she cosies up to the mirror