Prej borës, pak më butë

  • 26 October 2016 - 08:06
Prej borës, pak më butë

Rosie Huntington-Whiteley pas pushimit në Zelandë, shkëlqen me stilin vjeshtor. Së fundmi ajo ishte kthyer nga udhëtimi i saj nga Zelanda e Re. Dhe, Rosie Huntington-Whiteley po kënaqej me motin vjeshtor në Los Anxhelos. Bukuroshja 29 vjeçe ishte vërejtur e mbështjellë derisa kishte dalë për të blerë me një shoqe të saj, në "Melrose Place". Rosie ishte shfaqur me një xhaketë dhe çizme.,raporton Gazeta Kosova Sot

Image
Image
Image

 

Supermodelja kishte theksur këmbët e saj të gjata në xhinset e ngushta me ngjyrë të zezë dhe një këmishë që po i përshtatej mirë me pjesën tjetër të veshjes. Rosie si zakonisht stilin të saj unik ia kishte shtuar një palë syze dielli derisa flokun e saj të artë e kishte lënë të drejtë. Bukuroshja britanike ishte kthyer në Los Anxhelos, pas një udhëtimit që e kishte pasur me të fejuarin e saj, aktorin britanik të filmave aksion Jason Statham. Rosie po ashtu ishte përkujdesur mirë që adhuruesit dhe ndjekësit e saj të janë mirë të informuar rreth udhëtimit të saj me të fejuarin, duke postuar foto. 

(Kosova Sot)