"E shkatërruar"

  • 27 October 2016 - 08:06

Mariah Carey duhet t'i anulojë koncertet në Amerikën Jugore. Mariah Carey ka anuluar shumicën e turit të saj në Amerikën Jugore. Këngëtarja 46 vjeçe, e cila është në mesin e turit "Super Sweet Fantasy Tour", ka cituar 'neglizhencën e promotorit' për nevojën për të anuluar shfaqjet e saj në Brazil, Argjentinë dhe Kil.

Krijuesja e hitit "Hero" ka bërë me dije se ndihet e 'shkatërruar' kur në "Twitter" ka publikuar lidhjen me deklaratën e saj zyrtare në "E! News". 'Për të gjithë qengjat e mi në Amerikën Jugore, unë jam e shkatërruar se një pjesë e këtij turi duhej të anulohej. Faleminderit për gjithçka, për dashurinë - shpresoj të takohemi shpejtë, dashuritë e mia', ka thënë ajo. Mariah po ashtu në "Twitter" ka shpërndarë lajmin me artikullin që thoshte: 'E shkatërruar për spektaklet e mia në Kil, Argjentinë & Brazil, që u desh të anulohen. Adhuruesit e mi meritojnë më të mirën".

(Kosova Sot)

Image