Miliarderi lë të fejuarën Mariah Carey sepse shpenzonte shumë (Foto)
Miliarderi James Packer ka vendosur të ndahet nga e fejuara, ylli i njohur, Mariah Carey.
Mediat austrialiane shkruajnë se miliarderi 48-vjeçar ka vendosur të ndahet nga 46-vjeçare pasi ajo shpenzonte shumë.
“Ka mbaruar gjithçka,” tha një mik i tyre.
“James ka rezerva edhe për një ‘reality show’ të saj. Ai nuk do që Mariah t’ia ekspozojë botës jetën e tyre”.
Megjithatë miliarderi e ka lejuar këngëtaren që të mbajë unazën e fejesës, me një vlerë 10 milionë dollarë, unzaë të cilën duket se po e mban, transmeton Kosova Sot Online.
Çifti u fejua në janar të këtij viti.
Romanca e tyre nisi verën e vitit të shkuar, kur u fotografuan së bashku teksa bënin pushime luksoze në Itali.
(Kosova Sot)