As Tuna nuk e ka marrë apartamentin nga Dancing With the Stars (Video)

  • 29 June 2015 - 18:24
As Tuna nuk e ka marrë apartamentin nga Dancing With the Stars (Video)

Kanë kaluar rreth 5 muaj nga triumfi në Dancing With the Stars, por me sa duket, Tuna nuk e ka materializuar çmimin e premtuar. Këngëtarja e cila braktisi gjithçka në 12 javët e konkurimit për spektaklin e kërcimit, pas fitores, ka folur për herë të parë për këtë temë, në një intervistë ekskluzive për Abc News. 

E ftuar për të kënduar pranë fansave në kryeqytet, këngëtarja e hiteve shqiptare, nuk shihet aspak entuziaste, gati e nervozuar, kur i duhet të tregojë për atë që ajo e quan shtëpinë e saj të tretë, pas Shkupit dhe Prishtinës: “Ja ku jam në Tiranë, këtu ku normalisht duhet të kisha apartamentin e fituar në Dancing With the Stars, por… më mirë mos flasim për këtë argument pasi është çështje serioze dhe do t’i dedikoj një dalje publike për të treguar të vërtetën.” - rrëfen Tuna për mikrofonin e Abc News, duke lënë të kuptohet se gjithë reklama që iu bë natën Finale të spektakit, ka rezultuar një mashtrim. Hakmarrja e ftohtë e këngëtares që rezultoi e preferuara e publikut dhe jurisë në sezonin e shkuar të “DWTS”, duket qartë gjatë intervistës më poshtë. 

Në shkurt të këtij viti, në javën e Finales së edicionit të pestë, spektaklin “DWTS” dhe producenten e tij Holta Dulaku, e sulmoi edhe fituesja e vjetshme, Lori Hoxha. Edhe Lori pretendoi se nuk ishte shpërblyer me apartamentin e premtuar. Replikat mes trashëgimtares së TCH dhe bashkëshortes së njërit prej pronarëve të Vizion Plus, degjeneruan në sharje e fyerje personale. Siç duket, historia po përsëritet. VIP-at marrin pjesë në këtë show, lenë impenjimet personale e profesionale, por në fund, marrin vetëm zhgënjim, transmeton lapsi.al.

Shihni në videon më poshtë intervistën e plotë, ku Tuna tregon për herë të parë, detaje mbi projektin e saj ambicioz “Nobody There” dhe surprizat që po përgatit për verën 2015.