Jessie J operohet për herë të dytë

  • 30 June 2015 - 22:14
 Jessie J operohet për herë të dytë

Këngëtarja Jessie J i është nënshtruar një operacioni ditë më parë, e tani ka bërë një operacion të dytë.

Ajo ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram se nuk është mirë dhe se do të mungojë për shkak të operacionit të dytë që e ka bërë, transmeton Kosova Sot.

Mirëpo, këngëtarja nuk ka dashur që të japë detaje në lidhje me sëmundjen që ka.

Ajo ka falëndëruar fansat  për mbështetjen dhe ka kërkuar që të luten për të.

(Kosova Sot)