Arrestohet Enrique Iglesias

  • 02 July 2015 - 14:09
Arrestohet Enrique Iglesias

Enrique Iglesias raportohet të jetë ndaluar nga policia në Miami, Florida në muajin maj, pasi mendohet se drejtonte makinën me një patentë të pezulluar.

Këngëtari spanjoll pretendohet se ka kaluar në krahun e pasagjerit në momentin që polici e kishte ndaluar, ndërsa pasagjeri i është drejtuar vendit e shoferit.

Por duket se kjo hile nuk ka funksionuar pasi, si Enrique, ashtu edhe shoqëruesi i tij, i cili duket se ishte menaxheri i turneut të tij, janë arrestuar, sipas TMZ. Por pas paraqitjes në polici, Enrique dhe shoqëruesi i tij janë lënë të lirë.