Cozman s'lirohet, ndërsa Tuna...

  • 04 July 2015 - 14:09
Cozman s'lirohet, ndërsa Tuna...

Policia e Tiranës arreston shtetasin Ylber Abdullahu, i njohur ndryshe me emrin e artit Cozman, ndërsa liron të dashurën e tij, Altuna Sejdiu e njohur ndryshe me emrin artistik Tuna.

Shoqërimi i tyre në polici u bë një natë më parë, pasi në automjetin e tyre u gjet 20 gram hashash. Patrulla “Shqiponja” ka ndaluar makinën e tyre në rrugën “Asim Vokshi” pranë ish-stacionit të trenit.

Në momentin e ndalimit policia ka nuhatur erën e hashashit dhe ka kërkuar kontrollin e mjetit, në të cilin janë gjetur dy qese me 20 gram hashash, transmeton lapsi.al.

Për këtë është bërë shoqërimi i dy këngëtarëve në polici. Mëngjesin e sotëm është lënë e lirë vetëm Tuna, ndërsa i dashuri i saj Cozman u arrestua me akuzën “prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”. Çështja do i kaloj për procedim të mëtejshëm prokurorisë.