Kasami harron Scherzinger-in, ja me kë fotografohet (Foto)

  • 04 July 2015 - 15:17
Kasami harron Scherzinger-in, ja me kë fotografohet (Foto)

Pas romancës së shkurtër që pati fundjavën e kaluar me këngëtaren e famshme amerikane, futbollisti shqiptar Pajtim Kasami duket se e ka harruar shumë shpejt Nicole Scherzinger.

Kasami është fotografuar me dy yjet australiane të muzikës, Kylie Minogue dhe Natalie Imbruglia.

Është kjo e fundit ajo që ka publikuar në 'Instagram' foton e treshes.

Nuk dihet se çfarë i bashkoi , por Kasami duket mjaft i afërt me to. (Kosova Sot)

Image