Ja arsyeja pse Dafina Zeqiri qëndron në Amerikë

  • 05 July 2015 - 13:20
Ja arsyeja pse Dafina Zeqiri qëndron në Amerikë

Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke punuar në projekte të reja muzikore. Ajo në emisionin ‘1 kafe me Labin’, ka treguar se në Amerikë po qëndron më shumë pasi është ka disa projekte me disa producentë në Amerikë. “Për me i ndihmu ato projekte po më duhet me qëndru pak në Kosovë pak në Amerikë. Unë punoj shumë me ekipin tem. Kjo eshte arsyjea. S’po zbuloj më shumë, s’po qelem më shumë”, ka deklaruar këngëtarja, transmeton "Kosova Sot ONLINE".

Ndërkaq, duke folur për klipin më të vështirë që ka realizuar ka thënë se është Supernova, pasi ka kaluar një periudhë tejet të vështirë.

Kurse, klipi ‘Time Out’, është favorit për të pasi e sheh vetën në këtë klip në kohën kur ka qenë 13 vjeçare.

Ajo ka thënë se në Prishtinë ka kaluar periudhat më të mira por edhe më të këqija jetësore.

Image

(Kosova Sot)