Ja çka thotë Stresi pas lirimit të Cozmanit (Foto)

  • 06 July 2015 - 15:03
Ja çka thotë Stresi pas lirimit të Cozmanit (Foto)

Reperi nga Kosova Cozman është liruar sot nga Gjykata e Tiranës, por  do t’i paguajë 5 mijë euro, pasi ishte zënë me 20 g hashash.

Në gjykimin e tij ka qenë i pranishëm edhe reperi Stresi, i cili poashtu ka probleme me drejtësinë.

Pas përfundimit të gjykimit, Stresi ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihen ai dhe Cozman në Gjykatë.

Përmes kësaj fotoje ai ka falëndëruar autoritetet për lirimin e Cozmanit.

“Unë banoj në buzëqeshje... sepse ushqehem me nektarin e jetës! Flm Drejtesise Shqiptare ma Bro @cozman it's free”, ka shkruar sipër fotos.

(Kosova Sot)

Image