E pabesueshme ajo që bën Ronaldo! Gjen telefonin e një femre dhe …

  • 07 July 2015 - 14:09
E pabesueshme ajo që bën Ronaldo! Gjen telefonin e një femre dhe …

Cristiano Ronaldos, i cili është për pushime në Las Vegas, i ka ndodhur një gjë e pazakontë.

Ylli i Real Madridit atje ka gjetur një telefon të humbur, derisa bëri çmos që ta gjente pronarin e celularit.

Telefoni ishte i bukuroshes, Austin Milan. Kësaj të fundit i humbi telefoni gjatë pushimit në Las Vegas, derisa përfundoi tek Ronaldo. Ajo telefonoi numrin e saj, derisa në të u lajmërua portugezi.

E pasi mësoi se si dukej Milan, ish-lojtari i Manchester Unitedit u takua me të në një darkë duke ia kthyer telefonin, transmeton mapo.

Kurse, Milan ka publikuar një fotografi në Instagram së bashku me tregimin e jashtëzakonshëm se si u takua me Ronaldon.

Image

Image