Rita Ora shpallet femra më e nxehtë në planet

  • 07 July 2015 - 15:33
Rita Ora shpallet femra më e nxehtë në planet

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është shpallur femra më e nxehtë në planet.

Këngëtarja, e cila do ta zëvendësojë Mel B-në në sezonin e ri të spektaklit ‘X Factor’ pasi braktisi ‘The Voice’, ka arritur të sigurojë vendin e parë si femra më e nxehtë në planet në listën e ‘Zoo Hot 101’.

Bukuroshja me flokë platini ka lënë prapa fituesen e vitit të kaluar modelen Kate Upton, transmeton Kosova Sot Online.

Në vendin e tretë revista 'Zoo' ka renditur bukuroshen tjetër Michelle Keegan, ndërkaq si hyrje e re konsiderohet këngëtarja Taylor Swift, e cila listohet si e 72-ta.

Rita është zgjedhur femra më seksi në botë përmes votave të lexuesve të revistës “Zoo”. (Kosova Sot)