Ngjashmëritë në klipet e fundit të këngëtarëve (Foto)

  • 07 July 2015 - 15:49
Ngjashmëritë në klipet e fundit të këngëtarëve (Foto)

Këngëtarët shqiptar po lansojnë çdo ditë këngë verore dhe shumë ritmike.

Dafina, Era dhe Ledri, Enca, Kida dhe Mozzik, Geti dhe NRG Band e shumë të tjerë, kanë lansuar këngë të cilat janë bërë hite dhe po dëgjohen çdokund.

Mirëpo, pavarësisht të veçantës që ka secili prej këtyre klipeve, në të gjitha këto klipe mund të vërehet menjëherë një ngjashmëri.

Bëhet fjalë për ‘shuplakat’.

Më poshtë ju sjellim foto nga klipet e disa prej këtyre këngëtarëve.

Geti e Besniku shihen duke duartrokitur në klipin e këngës ‘Ta du majmuin’, një gjë që u pasua te shumë këngëtarë.

Image
Image
Image

Dafina Zeqiri ka sjell këngën ‘Te ti’ e cila po pëlqehet shumë, por që në fillim u tha se është kopje nga një këngë e huaj.

E për këtë nuk ka pasur reagim nga Dafina. Mbase mund të ketë qenë thjesht inspirim.

Image
Image
Image

2. Enca Haxhia 

Enca ditë më parë publikoi këngën ‘Soul killa’, në videoklipin e së cilës pati duartrokitje nga ajo. Trend i kësaj vere.

 

Image

 

Image
Image

Kida 

Shuplakat janë të pranishme edhe në videoklipin e Kidës dhe Mozzikut, të lansuar ditë më parë.

Image
Image
Image

Mund të themi se shuplakat janë trendi i kësaj vere në klipet e këngëtarëve shqiptarë, por edhe të huaj.

(Kosova Sot)