Cozman e pranon se është i varur nga droga (Video)

  • 07 July 2015 - 19:19
Cozman e pranon se është i varur nga droga (Video)

Pas 24 orësh në mbajtje, Gjykata e Tiranës, e liroi reperin nga Kosova, Cozaman, me kushtin e garancisë bankare prej 5 mijë eurosh, pas gjetjes së 20 gram hashash në makinën e tij

Para gjykatës Cozman e pranoi se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal, dhe se atë e kishte blerë nga një person i panjohur në Tiranë.

Avokati i të dashurit të Tunës, Marash Ibraj, kishte kërkuar nga gjyqtarja lirimin e tij, pasi kishte paraqitur si provë në seancë raportin mjekësor të një klinike në Prishtinë, e cila vërtetonte që reperi Cozman po kurohej nga droga.

I vetmi që i qëndroj pranë reperit nga Kosova, ishte miku i tij reperi Stresi, kurse e dashura e tij Tuna nuk u paraqit fare në seancë.