Paraqitje se jo mahi (Foto)

  • 21 February 2017 - 08:11
Paraqitje se jo mahi (Foto)

Bella Hadid në ballinën e "CR Fashion Book". Carine Roitfeld me sa duket po vuan nga një periudhë e rëndë e Etheve Hadid Fever, pasi 62 vjeçi, editor i modës, i ka vendosur të dyja, Gigi-n dhe Bella-n në ballina të ndara për numrin e fundit të "CR Fashion Book". Për numrin e dhjetë, Gigi, Bella dhe Carine kanë publikimet e tyre, duken mahnitshëm, pasi edhe fotografitë ishin bërë nga mjeshtri Mario Sorrenti,transmeton gazeta Kosova Sot.

Karlie Kloss dhe Lara Stone po ashtu kanë nga një ballinë të tyren, për numrin e Parisit, që do të paraqitet më 2 mars. Carine e ka bërë me dije se është adhurues i motrave Hadid, dhe i ka shfaqur ato në revistë në disa raste të ndryshme. Në fakt, kjo është ballina e tretë për Gigi-n dhe motrat deri më tani janë të vetmet me më shumë shfaqje këtu. Në fakt, Gigi, 21 vjeçe, falënderon Carine për ndihmën që i ka ofruar në karrierë. Carine me këtë rast ka thënë: 'Gigi është një person i bukur, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Është e ngrohtë.

(Kosova Sot)