N’Dubai, si loçkë

  • 21 February 2017 - 21:46
N’Dubai, si loçkë

Abbey Clancy thekson trupin e saj me xhinset e ngushta dhe bluzën prej smeraldi

Ajo është nikoqire te “Britain's Next Top Model” pasi  famën e kishte arritur në këtë shfaqje më 2006. Dhe, Abbey Clancy e ka treguar pse ishte kaq e fortë në seritë e lartpërmendura, derisa me këtë rast ajo u paraqit në Dubai. Modelja, 31 vjeçe, ka treguar tenin e saj të artë derisa ishte larguar nga “Siddharta Lounge by Buddha Bar” te “Grosvenor” në Dubai. Duke ekspozuar shumicën nga trupi i saj, ajo kishte veshur një bluzë të gjelbër prej mëndafshit, të stilit “Bardot”, që butësisht po i pushonte në gjoks, trasmeton gazeta Kosova Sot

E theksuar me një palë xhinse të ngushta, veshja ia kishte hijeshuar këmbët e saj të gjata dhe belin e hollë. Me flokun e saj të verdhë e të valëzuar, Abbey, e cila është nusja e futbollistit Peter Crouch që nga viti 2011, kishte theksuar shumicën nga struktura e eshtrave të saj. 

(Kosova Sot)

 

Image