Aurela shpreh për herë të parë ndjenjat që ka për burrin e saj (Foto)
Këngëtarja Aurela Gaçe rrallë herë e shpreh dashurinë që ndien për bashkëshortin e saj. Postimet e saj janë kryesisht për muzikën, kritika që ka ndaj kolegëve të saj apo edhe ndonjë brengë që e ka si banore e Tiranës.
Publikimi i fundit i bërë në Instagram, nxjerrë në pah një tjetër Aurelë. Këngëtarja përmes disa fjalëve të thurura gjerë e gjatë dedikuar për babain e dy vajzave të saj, ka përlotur edhe fansat e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Përmes një mesazhi prekës, këngëtarja ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj është një sup i sigurt ku mund të mbështetet dhe e pranon këngëtaren për atë se çfarë është.
(Kosova Sot)