E treta, e vërteta

  • 28 March 2017 - 08:07
E treta, e vërteta

Kim Kardashian zbulon planet për të ardhmen, e ëma e paralajmëron, po ashtu edhe mjekët. Kim Kardashian dëshiron edhe fëmijën e tretë me Kanye West. Në një promo për episodin e radhës për spektaklin "Keeping Up With The Kardashians", bukuroshja 36 vjeçe i ka zbuluar planet e saj për të pasur 'edhe një fëmijë më shumë'. Sido që të jetë, ka treguar se mjekët i kishin sugjeruar që edhe një shtatzëni tjetër për të nuk do të ishte e "sigurt". Kim ka shtuar: raporton Gazeta Kosova Sot

'E kam ndërmend të tentoj për të pasur edhe një fëmijë tjetër. Dua që fëmijët e mi të kenë vëllezër e motra, porse mjekët nuk ndihen të sigurt për mua nëse e provoj', thotë ajo. Paraprakisht, ky spektakël ka dokumentuar vështirësitë që ajo i kishte hasur në dy shtatzënitë e para. E ëma e saj, Kris Jenner e paralajmëron atë në këtë klip: 'Nuk dua që të bësh diçka, që të vë jetën në rrezik'.

(Kosova Sot)

Image
Image
Image