"Gjithçka shkatërrohet, më pas duhet rregulluar"

  • 28 March 2017 - 08:13

Nicole Kidman flet pas vdekjes së babait. Ajo zakonisht mahnit audiencën në ekranin e madh. Por, këtë të hënë, Nicole Kidman ishte ulur për ta bërë intervistën e saj më të relaksuar me Jessica Rowe, te "Business Chicks Lunch" në Melburn. Ajo ka folur rreth shumë gjërave, por një më ndryshe ishte hapja e saj rreth vdekjes së babit. I ati i Nicole Kidman vdiq nga një sulm në zemër në moshën 75 vjeçe, më 2014.raporton  Gazeta Kosova Sot

Ajo thotë: 'Gjëja më e tmerrshme që mundet të ndodhë është se gjithçka thyhet dhe duhet t'i bashkoni copëzat përsëri së bashku'. Aktorja po ashtu ishte emocionale kur kishte folur për familjen e saj dhe kur i ishte thënë se kurrë nuk mundej të ketë një fëmijë, porse në mënyrë mrekullibërëse ishte shtatzënë me vajzën e saj Sunday Rose, në moshën 40 vjeçe. Kur Nicole ishte pyetur se për çfarë ishte krenare, ajo thotë: 'E kam këtë familje, vajzat e mia janë përzierje e të fortës dhe asaj fragjile, që është ajo që e dua më së shumti". 

(Kosova Sot)

Image
Image
Image