Rona shfaqet me stil të ri (Foto)

  • 29 March 2017 - 17:54
Rona shfaqet me stil të ri (Foto)

Këngëtarja Rona Nishliu shquhet për zë potent dhe mjaft karakteristik. Rona, dikur veçohej edhe për stilin e flokëve të cilin rrallë kush e kishte nga koleget e saj.

Por, ndryshimeve iu erdhi koha dhe ajo ka kohë që ka stil tjetër të flokëve, shkruan gazeta Kosova Sot Online.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, këngëtarja e hitit ‘’Sus’’ duket me mjaft stil. Madje ajo mori edhe komente pozitive nga fansat e saj.

Kujtojmë se këngëtarja është pjesë e jurisë së ''The Voice of Albania''. 

(Kosova Sot)

 

At @krenarerugova playing around and gettin' ready 😋😋😋

A post shared by Rona Nishliu (@rona1shliu) on