N’Kinë

  • 23 April 2017 - 17:20
N’Kinë

Rita Ora shkëlqen me fustanin e artë në ngjarjen “China Music Awards”

Ajo shpeshherë ekspozon linjat e saj nëpër ngjarje ku marrin pjesë yjet e klasit më të lartë. Dhe, Rita Ora përfundimisht nuk ka zhgënjyer me dukjen e saj kur kishte marrë pjesë në ngjarjen “China Music Awards”, në Makau, të enjten mbrëma, duke shfaqur jo një, por dy dukje të sofistikuara, trasmeton gazeta Kosova Sot

Image

 

Bukuroshja 26 vjeçe shkëlqeu kur arriti në tepihun e kuq në fustanin e artë, duke theksuar edhe një të çarë të thellë të fustanit.  Fustani i kishte lejuar të theksonte edhe dekoltenë përmes një vrimës, ku linjat e saj ishin në vendin e duhur. Fustanin e saj metalik e kishte kombinuar me një palë taka me rripa dhe kishte një palë vathë elegantë. Flokët e saj ishin të lirë dhe të ndarë në mes, me grim të zjarrtë, derisa sytë i kishte hijeshuar me hije pink të syve. 

(Kosova Sot)