Mbretëresha

  • 28 May 2017 - 07:54
Mbretëresha

Hailey Baldwin mbizotëron pistën te "amfAR Gala" në Kanë

Pa kurrfarë dyshimi, ajo ishte një nga yjet me shkëlqimin më të madh te "Cannes Film Festival". Dhe, Hailey Baldwin ia ka dëshmuar vetes dhe gjithë të tjerëve, se është mbretëresha e pistave, pasi ka mbizotëruar pistat gjatë gjithë vitit 2017, e kështu ishte edhe te "amfAR Gala", spektakël ky i mbajtur te "Hotel du Cap-Eden-Roc" në Antibes, Francë. Modelja 20 vjeçe, ishte në elementin e saj derisa si një stuhi e madhe u shfaq në skenë plot vetëbesim, veshur me një fustan prej sateni të kuq zjarr, që ishte pjesë e koleksionit Oscar de la Renta. Duke treguar dekoltenë e saj që binte fort në sy, bukuroshja bionde kishte gjithë vëmendjen. Kështu, flokun ajo e kishte lënë të lidhur nga prapa derisa disa fillesa i kishte lënë pranë fytyrës, kishte një qafore të lezetshme në qafë, e linjave pak centimetra ju kishte dhuruar me një palë taka.

(Kosova Sot)