Elizabeth Hurley e ngrit temperaturën!

  • 23 June 2017 - 20:12
Elizabeth Hurley e ngrit temperaturën!

Mjafton të paraqitet me pamjen e saj seksi, në formë të orës së rërës, që të gjithë meshkujt t'i kapë zjarrmia E lizabeth Hurley njihet për guximin e saj me rastin e përzgjedhjes së fustaneve. Dhe, përkundër asaj se, me kalimin e kohës, ajo u bë më modeste në përzgjedhjen e saj, Liz Hurley megjithatë ka ruajtur elegancën, gjë që është parë edhe me prezencën e saj në "Summer Party", të mbajtur në Muzeun "Victoria and Albert" të mërkurën. Aktorja 52-vjeçare me këtë rast ishte përcaktuar për një fustan të kuq, i cili ia vinte në pah të gjitha vijat e trupit. Ajo këtë veshje e kishte kombinuar me një palë sandalesh të bardha dhe me një çantë të vogël ngjyrë ari. Kjo aktore, e cila dikur kishte qenë në lidhje me aktorin Hugh Grant, më së shumti është e njohur për rolin në filmin "Austin Powers" dhe atë "Bedazzled"

(Kosova Sot)