Mendjelehtësia

  • 24 June 2017 - 08:42
Mendjelehtësia

Hailey Baldwin viziton shoqen. Është e drejtë e posaçme e gruas që ta ndryshojë mendimin e saj dhe kësaj radhe në Los Anxhelos, Hailey Baldwin e kishte bërë pikërisht këtë. Modelja 20 vjeçe ishte parë teksa po largohej nga shtëpia e mikes së saj të mirë, Kendall Jenner, e veshur me një fustan me ngjyrë të zezë me detaje nga anash, trasmeton gazeta Kosova Sot

Fundshpina e saj mund të dallohej lehtë teksa po ecte drejt veturës së saj. Po të njëjtën ditë, ajo ishte parë teksa po largohej nga butiku "Fred Segal", i cili është në Hollivudin perëndimor, kësaj radhe ishte me një shoqe tjetër. Hailey kësaj radhe ishte veshur me një komplet pantallonash me ngjyrë të bardhë, nuk kishte mbajtëse nga sipër derisa kishte shumë zinxhirë të arit dhe një palë vathë. Në të dyja rastet bukuroshja kishte veshur atlete, duke lënë takat anash kësaj radhe. 

(Kosova Sot)