Seti me telefon

  • 24 July 2017 - 20:46
Seti me telefon

Ajo njihet për faktin se pozon me aq pak rroba sa është e mundshme, shkruan gazeta Kosova Sot. Edhe këtë të diele, Emily Ratajkowski nuk i kishte qëndruar larg traditës së saj përmes disa fotografive, të cilat më pas i kishte postuar dhe shpërndarë në llogarinë e saj në rrjetin shoqëror "Instagram". Bukuroshja 26-vjeçare ka ofruar shkathtësitë e saj më të mira prej një modeles, derisa kishte pozuar me një palë kostume të bardha të larjes për një set fotografik përmes një 'iPhone'. Modelja, tashmë e shndërruar edhe në aktore, për aksesorë kishte një palë vathë të mëdhenj qafore dhe një medalion. Flokët brune të gjata i kishte lënë të lira dhe të ndara nga anash. Grimi i Emily dukej i këndshëm, derisa kishte theksuar sytë e saj të kaftë me një hije kombinuese, derisa buzët i kishte ledhatuar me pak shkëlqim.

(Kosova Sot)