Kush s'i do bardhësitë?

  • 25 July 2017 - 18:54
Kush s'i do bardhësitë?

Ajo dhe turpi nga ekspozimi i linjave trupore nuk kanë asgjë të përbashkët. Kjo, pasi ajo ekspozon shumë trupin, shkruan gazeta Kosova Sot. Dhe kështu, Daphne Joy e ka dëshmuar se është në trend kur nuk i kishte lënë gjë imagjinatës gjatë një daljes së saj në plazhin në Majami. Bukuroshja bombastike 30 vjeçe ishte veshur me një palë kostume me ngjyrë të bardhë, duke zbuluar shumë për diellin në Florida. E prirë për t'u ekspozuar dhe për të lënë përshtypje, bukuroshja ekspozoi gjoksin e saj në veshjen e bardhë. Stomaku i saj ishte po ashtu në qendër të vëmendjes, derisa edhe kur u kthye nga prapa të gjithë mbetën gojëhapur. Ishte vërtet e vështirë mos ta vëresh këtë bukuroshe në plazh, derisa kostumet ishin aq të vogla, saqë ijët e saj ishin në ekspozim. Derisa ishte në plazh kishte lejuar që të shkëlqente bukuria e saj natyrale, kishte aplikuar pak buzëkuq qershi.

(Kosova Sot)