Ia mësyn koncertit

  • 25 July 2017 - 22:03
Ia mësyn koncertit

 

Ishte shumë e zënë duke xhiruar videon e saj muzikore për këngën e saj që po vjen, e të gjitha këto kishin ndodhur në Los Anxhelos javën e kaluar. Por, Demi Lovato ishte e gatshme t'i përsosë disa lëvizje të një llojit ndryshe derisa ia kishte mësyrë koncertit të Kendrick Lamar-it në qytetin e Nju- Jorkut. Këngëtarja e hitit "Skyscraper", 24 vjeçe, u duk shumë e bukur, me një veshje elegante, me një këmishë me mëngë të gjata dhe një palë xhinse të ngushta me ngjyrë të zezë. Ylli i "Camp Rock" për aksesorë kishte zgjedhur taka me rripa. Kishte vendosur edhe disa unaza prej argjendti dhe një palë vathë të mëdhenj për ta kompletuar dukjen e saj unike. Për grim, Demi kishte theksuar efektin "smokey eye" dhe buzëkuq pink derisa flokun e kishte të lirë dhe në nuanca kaçurrele.

(Kosova Sot)