Në datëlindje pa sutjena

  • 25 July 2017 - 23:40
Në datëlindje pa sutjena

Ajo ishte kënaqur me pushimin e saj në Majami, përderisa bashkë me të dashurin e saj Alex Rodriguez, ditë më parë kishin festuar ditëlindjen e saj. Dhe kështu, Jennifer Lopez ishte në qendër të vëmendjes të dielën mbrëma, ku kishte dalë bashkë me të dashurin e saj, yllin e bejsbollit, për një shujtë romantike te restoranti "Prime 112". Këngëtarja dhe aktorja, e cila të hënën i kishte mbushur plot 48, ra në sy duke arritur në restorantin e yjeve e veshur me një bluzë krem, pa sytjena, duke i dhënë mundësinë për të theksuar gjoksin. Nëna e dy fëmijëve bluzën e saj e kishte kombinuar me një palë pantallona, me një rrip, duke theksuar linjat e saj bombastike. Gishtat i kishte përplot me unaza, flokun e kishte të lirë, derisa në dorë po mbante një çantë.

(Kosova Sot)