Kërkon falje

  • 26 July 2017 - 08:11
Kërkon falje

Justin Bieber anulon koncertet e mbetura. Justin Bieber u është drejtuar adhuruesve të tij të nervozuar, pasi kishte anuluar disa nga datat e koncerteve të tij të turneut "Purpose World Tour". 'Ju dua, njerëz, mendoj se ju jeni të mahnitshëm', ka shkruar ylli kanadez i muzikës pop, 23 vjeç, kur ishte pyetur nga "TMZ" nëse kishte ndonjë porosi për adhuruesit e tij, derisa kishte vizituar një nga plazhet në SantaMonika. 'Më vjen keq për secilin që pas anulimit ndihet i zhgënjyer apo i tradhtuar, nuk është në zemrën time diçka e tillë dhe kaloni një ditë të mirë e të bekuar'. Ylli i hitit "Love Yourself" kishte thënë se përderisa me të 'gjithçka është mirë', ai është i lodhur 'pasi ishte në turne për dy vjet rresht'. Ylli ka thënë se janë disa rrethana ndryshe që kanë shkaktuar anulimin e koncerteve.

 

(Kosova Sot)