Gjërat më të këqija që VIP-at kanë thënë për Luana Vjollcën: Na çau t**pin kjo…

  • 26 July 2017 - 15:20
Gjërat më të këqija që VIP-at kanë thënë për Luana Vjollcën: Na çau t**pin kjo…

Ajo është padyshim një prej personazheve më të njohur dhe më të pëlqyer të ekranit shqiptar dhe ka një prej grupimeve më të mëdha të fansave. Por me gjithë këtë famë, gjërat sigurisht që nuk mund të shkojnë gjithnjë vaj për Luana Vjollcën dhe në shumë raste, kanë qenë pikërisht kolegët e saj VIP-a që nuk ia kanë kursyer kritikat e madje edhe talljet që më së shumti mesa duket vijnë për shkak të profilit të saj si këngëtare.

Vetëm një ditë më parë, gazetarja e njohur Kozeta Kurti në një intervistë për “Interview” në “IN Tv” u shpreh: “Vetëm këngëtare jo, çfarë të dojë të behet por vetëm këngëtare jo, të lutem mos e bëj më.”

 

 

Një kritikë të ngjashme ka pasur edhe kolegia e saj nga Kosova Liberta Spahiu, e cila e pyetur për mendimin e saj në lidhje me Luanën si këngëtare, me tone disi më të buta tha: “”Unë me muzikën s’i kam punët mirë. Nuk di të këndoj, as më pëlqen. Më pëlqen të dëgjoj muzikë, por për Luanën nuk di çfarë të them. Ajo i ka publikuar disa projekte. Mbase asaj i pëlqen të jetë këngëtare, por për mendimin tim unë i kisha propozuar të rrinte më mirë në prezantim se prezantuese është shumë më e mirë.”

Ndërsa një nga thumbimet më djegëse ka ardhur nga këngëtari shkodran Ervin Bushati, i cili i pyetur nëse do të bënte një bashkëpunim me Luanën, u shpreh: “Ta marr figurante për klip?”-duke lënë kështu të kuptohet se nuk ka ekzaktësisht shumë vlerësim për të si këngëtare.

Por edhe si moderatore Luana ka pasur problemet e saj dhe sigurisht është i paharrueshëm momenti kur në emisionin “Pa limit”, këngëtarja Ingrit Gjoni, duke harruar se kishte mikrofonin ndezur, i tha në vesh njërit prej aktorëve për Luanën: “Na çau tr*pin kjo!”(min 11)

Gjithashtu, një tallje të vogël Luanës nuk ia ka kursyer as ish-konkurrenti i ‘Big Brother Albania” Valer Kolnikaj, i cili në një postim në Instagram ka pozuar me një libër me kokë poshtë, ashtu siç u akuzua se kishte bërë Luana pak kohë më parë.

(Kosova Sot)