Ajo është elektrike

  • 26 July 2017 - 17:11
Ajo është elektrike

Romee Strijd kishte ndaluar trafikun derisa kishte dalë në qendër të Nju- Jorkut, shkruan gazeta Kosova Sot. Bukuroshja nga "Victoria's Secret Angel", 22 vjeçe, ishte veshur me një veshje me ngjyrë të kaltër, që binte fort në sy, që ia kishte zbuluar edhe kërthizën. Pjesa e sipërme kishte mëngë të gjata derisa me një pale pantallona të gjera kishte theksuar belin e saj të hollë. Dukjen e kishte kompletuar me një palë atlete të kaltra, derisa me vete kishte dhe një çantë të argjendtë me shkëlqim. Flokun e saj të drejtë, Romee e kishte lidhur fort në një bishtkali, derisa po e lëvizte në mënyrë provokuese duke ecur rrugës, të cilën e kishte shndërruar në një pistë mode private.

(Kosova Sot)