Inspirimi

  • 20 August 2017 - 20:56
Inspirimi

Elle Macpherson, ngadalë po i ngjitet dekadës së gjashtë, si loçkë madje Ajo është ikona modele që vjen nga Australia, e cila njihet për figurën e saj që po e mposhtë plakjen. Kështu, bukuroshja Elle Macpherson, 53 vjeçe, ka zbuluar linjat dhe trupin e saj, e veshur me një kostum njëpjesësh derisa ishte në shëtitje në plazh, trasmeton gazeta Kosova Sot

Duke e hedhur në "Instagram", Elle kishte shpërndarë foton e saj teksa po ecte e vetme larg nga kamera, duke ekspozuar muskujt e saj dhe fundshpinën e saj pikante. Bukuroshja televizive kishte vendosur që flokun ta kishte të lirë dhe të valëzuar derisa kishte dhe një shishe me një pije. "Good morning - #happyontheinside", ishte mbishkrimi me të cilin e kishte përcjellë foton e postuar në rrjetin shoqëror. Një nga adhuruesit e saj, ishte i shpejtë dhe kishte komentuar 'Ti je një inspirim".

(Kosova Sot)