"Këtë po e prisja"

  • 22 August 2017 - 08:21

Emilia Clarke flet për skenat e seksit për revistën nga Australia. Më së miri ajo njihet për rolin e saj te "Mother of Dragons" në "Game Of Thrones". Dhe, Emilia Clarke me foto shumë seksi ka skalitur ballinën e revistës "ELLE Australia", për numrin e shtatorit. Bukuroshja 30 vjeçe ishte veshur me një bluzë seksi të zezë me motive lulesh duke treguar edhe dekoltenë e saj të bujshme. Nga foto brenda revistës, Emilia dhuron shumë foto të tjera, derisa ajo kishte pozuar për setin fotografik. Në intervistë, aktorja ka folur hapur për skenat e seksit në dramën shumë popullore. 'Hiqni rrobat', ka thënë bukuroshja 30 vjeçe për publikim. 'Kjo është diçka brilante. Në fakt, kjo ishte një lloj skene që e kisha pritur. Kjo për faktin se më kanë sulmuar shumë për faktin se kam pasur shumë skena lakuriqe dhe seksuale'.

(Kosova Sot)