TURQIA NË SHOK/ Aktori më i dashur rrezikoi jetën, ja çfarë ndodhi në jaht (Foto)

  • 22 August 2017 - 10:37
TURQIA NË SHOK/ Aktori më i dashur rrezikoi jetën, ja çfarë ndodhi në jaht (Foto)

Kivanç Tatlitug, një nga aktorët më të famshëm dhe më të pëlqyer turk, i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti nê anije. Teksa po fuste bagazhet në anijen e mikut të tij, Kivanç ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë vetëm në një metër distancë nga helika e motorit të anijes së bashku me kapitetin. Aktorin e ka kapur paniku dhe ka notuar shumë shpejt duke i shpëtuar mrekullisht rrezikut. Më pas Kivanç është kthyer sërish në anije për të pushuar para kthimit. Në jaht ka qenë dhe bashkëshortja e tij, Basak Dizer, pasi dyshja kishte marrë disa ditë pushimesh, larg punës e projekteve.


(Kosova Sot)