Getoari i merr të gjitha në dorë, paguan shpenzimet marramendëse të ceremonisë

  • 12 September 2017 - 13:59
Getoari i merr të gjitha në dorë, paguan shpenzimet marramendëse të ceremonisë

Mijëra lule, drita, ceremoni buzë detit, të ftuar VIP, ka qenë kjo atmosfera që u përcoll nga dasma e Marinës dhe e Getoarit të dielën në mbrëmje. Një festë që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë të pranishmit ishte ajo që çifti solli për të gjithë miqtë dhe familjarët e tyre.

Edhe pse burimet thanë që ishte një dasmë e kursyer në shpenzime, duket se Getoari është treguar kavalier, duke marrë përsipër të paguajë të gjithë shpenzimet e ceremonisë. E natyrisht që duke qenë ai fatlumi i mbrëmjes, nuk kishte sesi mos të paguante martesën romantike.

Marina dhe Geti u celebruan ligjërisht nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një altar buzë detit në Gjirin e Lalëzit, ku dëshmitarë ishin një mik i Getit dhe mbesa e Marinës. Veliaj përmendi nenet që Kushtetuta parashikon për martesën. Ndër ta është edhe ai i mbiemrit. Ligji shqiptar parashikon që mund të zgjidhet njëri nga mbiemrat, ose të mbajë secili mbiemrin e vet. “Ju keni zgjedhur që të mbani mbiemrin Selimi”, tha Veliaj. Për nusen ishim kureshtarë, sepse askush nuk mendonte që Geti mund të ndryshonte mbiemër, por që ta dini, edhe ligji shqiptar e parashikon këtë. Tani Marina do të jetë zyrtarisht Marina Selimi, por jemi të bindur që në televizion do mbetet një Vjollcë.

(Kosova Sot)