< Për çka i ranë 'pishman' Almeda dhe Tolgahan? - VIP - Kosova Sot
Pėr ēka i ranė

Pėr ēka i ranė 'pishman' Almeda dhe Tolgahan?

Almeda Abazi dhe bashkëshortit i saj, Tolgahan Sayisman një vit më parë blenë dy shtëpi, një në Miami dhe një në Los Angeles, ku edhe u kurorëzuan me martesë.

Ndërkohë vetëm pak javë më parë aktori turk ka investuar sërish në dy shtëpi të reja po në Miami, por uragani Irma që goditi ditët e kaluara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ka shkaktuar dëme edhe pronave të çiftit të famshëm.

“Hurriyet” shkruan se Sayisman javën e kaluar ka blerë një shtëpi për 385 mijë dollarë, ndërsa të dytën për 210 mijë dollarë, prona të cilat i ka lëshuar me qira.

“Sikur ta kisha parashikuar këtë katastrofë nuk do të isha nxituar në investim, do të prisja të kalonte. Por gjithsesi mendoj se tek çdo punë e ka një hajër. Mjafton të mos ketë humbje në njerëz dhe të mos dëmtohet asnjë njeri, të tjerat zgjidhen”, është shprehur Tolgahan.

(Kosova Sot)

Image
17 orë e 32 minuta më parë