Mbretëresha e shtrigave

  • 14 September 2017 - 09:08
Mbretëresha e shtrigave

Heidi Klum fillon blerjen e zbukurimeve dhe lodrave të frikshme. Ajo mbizotëron si Mbretëresha e Hallouinit, por për revistën "Ellen" e ka pranuar se këtë vit ajo do të punojë më shumë për ta siguruar kurorën. Kësaj radhe, para se të ulej për të biseduar me Ellen DeGeneres, për t'i treguar disa detaje rreth kostumit të saj, bukuroshja 44 vjeçe, nikoqirja e "America's Got Talent", kishte dalë për të blerë disa dekorime të frikshme në Los Anxhelos. Ajo nuk po bënte shaka aspak kur kishte thënë për shfaqjen: 'Unë tashmë jam duke u përgatitur për "Halloween"' derisa modelja po largohej nga "Party City", e mbushur me balona dhe duke shtyrë karrocën plot me lodra të frikshme. Bukuroshja e lindur në Gjermani ishte e veshur me një fustan me lule dhe çizme "Doc Martens", derisa ishte larguar nga shitorja. 

(Kosova Sot)