Shah mat

  • 14 September 2017 - 21:51
Shah mat

Ajo gjithmonë ia del të menaxhojë situatat kudo që shkon dhe bën të tjerët ta kthejnë kokën drejt saj, transmeton gazeta Kosova Sot. Dhe, Emily Ratajkowski ishte përkujdesur mirë që të gjithë sytë të drejtoheshin drejt saj, e veshur me një komplet veshjesh me ngjyrë sa të guximshme aq të ndritshme kur kishte dalë në Nju-Jork. E shoqëruar nga i dashuri i saj, Jeff Magid, modelja dhe aktorja 26 vjeçe kishte treguar linjat e saj trupore në veshjen e portokalltë dhe pantallonat kombinues. Ylli nga filmi “Gone Girl” pak gjatësi kishte shtuar me takat e bardha. Për aksesorë, Emily kishte një çantë dore dhe një palë syze retro.

(Kosova Sot)